Hekurudha Durrës – Prishtinë do të kalojë nëpër Shkodër dhe Gjakovë

17 janar 2024 | 08:11

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se tashmë përfundimisht ka një pajtim të dyanshëm për trasenë se kah do të kalojë hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Aliu ka publikuar pamje se si do të duket ky projekt.

“Hekurudha Prishtinë-Durrës, një projekt tejet i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e më shumë, e që pas procesit të nisur të studimit të fizibilitetit, do të fillojnë edhe punimet intensive për realizimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore për kombin”, ka shkruar ministri.

Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Varianti i paralajmëruar ditë më parë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama e që është mbështetur nga ministri Liburn Aliu, parashikon që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vetëm tre vjet, nëpërmjet tre transaksioneve të veçanta, pronësia…