Hekurudha Prishtinë-Durrës, ndahen 1 milion euro për studimin e fizibilitetit

09 dhjetor 2021 | 13:11

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se janë në përfundim të planit për hekurudhën Prishtinë-Durrës, e cila sipas tij do ta vendosë Kosovën në qendër tranziti rajonal për mallrat.

Në një konferencë për media, Aliu ka thënë se pas memorandumit të bashkëpunimit me Shqipërinë dhe vizitës në Itali, kjo hekurudhë po e merr rrugën e vet.

Ai ka thënë se shumë shpejt do të bëhet studimi i fizibilitetit ku del në pah koha, kosto dhe traseja e hekurudhës.

“Ky projekt po e merr rrugën e vet dhe jemi në faza kur mund të hartojmë planin, i cili përfundon shpejt dhe do të na jep qartë afatet kohore dhe koston për këtë projekt. Pas studimit të fizibilitetit do të jetë e qartë edhe traseja e kësaj hekurudhe. Ne kemi ndarë 1 milion euro për këtë studim”, ka thënë Aliu.

Ndryshe, për Qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, hekurudha e planifikuar Durrës-Prishtinë ka edhe rëndësi gjeopolitike, jo vetëm ekonomike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi, është fotografuar e…