Hekurudha Shkodër – Gjakovë me 7 stacione dhe 43 ura, vlera e projektit pritet të jetë afro 2 miliardë

19 mars 2025 | 11:39

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka dhënë detaje rreth ndërtimit të linjës hekurudhore Shkodër – Gjakovë, projekt ky strategjik infrastrukturor që synon të forcojë lidhjet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

“Hekurudha Shkodër – Gjakovë do të ketë 7 stacione dhe një gjatësi prej 105.8 km. Ky investim strategjik infrastrukturor do të përfshijë 43 ura dhe 14 tunele, me një gjatësi totale tunelesh prej 35.3 km. Sipas ekspertëve dhe studimit të fizibilitetit tashmë të realizuar, kostoja e këtij segmenti përllogaritet në 1.8 miliardë euro. Nga kjo shumë, rreth 1.7 miliardë euro janë të nevojshme për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përfshin kosto për leje, shpronësime dhe detaje të tjera teknike”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sipas tij, ky investim rikthen në vëmendje historinë e Shkodrës dhe lidhjen e saj shekullore me Gjakovën përmes hekurudhës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demonstrata e vitit 1981 në Kosovë - disa parulla që…