Hekurudhat përfitojnë një grant prej 17 milionë euro nga BERZh-i

11 maj 2018 | 11:30

Hekurudhat e Kosovës do të jenë përfituese të një granti mbi 17 milionë euro, pasi në mbledhjen e së premtes të Qeverisë së Kosovës është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për negocim të marrëveshjes për grant nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZh), për financimin e projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë.

Shuma e garantit ka vlerën shtatëmbëdhjetë milionë e dyqind mijë euro.

 /Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari 24-vjeçar është parë duke shkuar në studio me producentin…