Heldt: Ndërkombëtarët do të ndihmojnë në zgjedhjen e noterëve në Kosovë
Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së noterëve në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt përmes një postimi në “Twitter”. Ai ka thënë se ky union do të jap mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare, duke shtuar se nuk ka nevojë të nxitohet me nominimet.
“Lajm i mirë nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve: pas bisedimeve me të gjithë palët e interesuara këtu, IUNL konfirmoi se ata do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së noterëve në Kosovë dhe do të japin mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare. Pra, nuk ka nevojë të nxitoni nominimet tani”, ka shkruar Heldt.
Good news from International Notaries Union: after talks w. all stakeholders here, IUNL confirmed that they will participate in reset selection process of notaries in Kosovo and give further support based on international standards. So no need to rush nominations now. Thx to all.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 1, 2019