Helena Kadare do të nderohet me “Hartën e Artë të Kosovës”
07 tetor 2018
| 19:47
Autorja e romanit “Një grua nga Tirana” do të qëndrojë në Prishtinë për një vizitë dy ditore, më 7 dhe 8 tetor.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, do të takohet nesër (e hënë), me shkrimtaren Helena Kadare, të cilën do ta nderojë me Hartën e Artë të Kosovës.
Haradinaj deri tani u ka dhuruar personaliteteve të ndryshme vendore e ndërkombëtare këtë simbol.
Prej atyre që janë nderuar me “Hartën e Artë të Kosovës”, janë këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, humanistja e njohur serbe, Natasha Kandiq, si dhe ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Ndryshe, Helena Kadare është bashkëshortja e shkrimtarit Ismail Kadare.