Helikopteri i NASA-s fluturon në Mars
19 prill 2021
| 15:17
Një helikopter i vogël i Agjencisë amerikane të Hapësirës (NASA) ka fluturuar me sukses në Mars.
Droni, i quajtur Ingenuity, ka fluturuar për më pak se një minutë, mirëpo NASA është duke festuar atë që përfaqëson fluturimin e parë të kontrolluar nga një pajisje prej një bote tjetër.
Konfirmimi ka ardhur përmes satelitit në Mars, i cili i ka dërguar të dhënat në Tokë.
NASA ka premtuar se do të realizojë edhe fluturime tjera të ngjashme në ditët në vijim.
Dron është dërguar në Mars bashkë me sondën Perseverance në muajin shkurt.