Helikopteri i presidentit iranian Raisi u rrëzua për shkak të motit të keq

02 shtator 2024 | 08:09

Rënia e helikopterit, në të cilin vdiq presidenti iranian Ebrahim Raisi në maj, u shkaktua, para së gjithash, nga kushtet e këqija atmosferike, duke përfshirë mjegullën e dendur, njoftoi televizioni shtetëror iranian rezultatin përfundimtar të hetimit për atë incident.

Raporti, i cili u publikua pas një hetimi nga një komision i lartë ushtarak, thotë se mjegulla e dendur shkaktoi rrëzimin e helikopterit në një zonë malore, raporton Reuters.

Sipas një hetimi paraprak të kryer nga ushtria iraniane në maj, nuk u gjet asnjë provë se helikopteri u rrëzua për shkak të një sulmi të mundshëm. Raisi u vra kur helikopteri i tij u rrëzua në maj në një rajon malor në veriperëndim të Iranit pranë kufirit me Azerbajxhanin.

63-vjeçari, i cili përfaqësoi fraksionet konservatore dhe të vijës së ashpër në politikën iraniane, shërbeu si president i Iranit për gati tre vjet.

Shtatë persona të tjerë vdiqën në rrëzimin e helikopterit, përfshirë ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e Hemisferës Veriore do të mund të shohin asteroidin…