Helikopteri rus “peshkohet” nga deti i Kievit
Rusia është “poshtëruar” nga Ukraina pasi publikoi një video të helikopterit të saj Mi-35M duke u peshkuar nga deti i Kievit.
Pjesa e mbetur e helikopterit, i cili kushtoi rreth 36 milionë dollarë, u tërhoq nga Deti i Kievit në veri të kryeqytetit ukrainas.
Ai ishte shkatërruar duke përdorur Stinger MANPADS. Raportohet se Rusia ka humbur të paktën 155 helikopterë që nga 24 shkurti.
Forcat ruse luftuan të mërkurën për kontrollin e bastionit të fundit në qytetin e rrethuar të Ukrainës, Mariupol, thanë zyrtarët ukrainas, ndërsa Bashkimi Evropian propozoi sanksione të reja të ashpra kundër Moskës, duke përfshirë një embargo me faza të naftës.
Autoritetet e Mariupolit thonë se rreth 200 civilë, si dhe luftëtarë ukrainas, janë ende të izoluar në një rrjet të gjerë bunkerësh nëntokësorë në fabrikën e çelikut Azovstal, e cila ka pësuar bombardime të përsëritura nga rrethimi i trupave ruse.
Civilët që u evakuuan këtë javë sipas një marrëveshjeje të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara shprehën frikë për ata që ende janë të bllokuar brenda.
A new variety of fish can now be caught in Kyiv Reservoir. russian helicopter Mi-28N “Night Hunter” has become prey itself. ?? military shot it down during the defense of Kyiv at the beginning of the war. For more – #ArmUkraineNow pic.twitter.com/5E2l8wvlE4
— Defence of Ukraine (@DefenceU) May 5, 2022