“Hello Kids Academy” shënon 10-vjetorin e themelimit

04 shkurt 2023 | 19:14

“Hello Kids Academy” sot ka mbushur dhjetë vjet nga themelimi si institucion parashkollor.

Aty ku punohet me dashuri dhe profesionalizëm padyshim se suksesi është i arritshëm. E sot “Hello Kids Academy” është institucion që fëmija juaj ndihet si në shtëpinë e tij/saj, falë kujdesit dhe dashurisë që ofron stafi i këtij institucioni.

Fëmijët në “Hello Kids Academy” gjejnë rehatinë, mësojnë shumë përmes aktiviteteve të ndryshme, e prindërit e kanë mundësinë që përmes kamerave online të shohin fëmijët e tyre gjatë qëndrimit në këtë institucion, shkruan “Epoka e re”.

“Hello Kids Academy” ofron ambiente komode në shumë pika në Prishtinë, meny ushqimi të freskët dhe kualitativ. Fëmijëve në këtë institucion nuk u mungon asnjëherë buzëqeshja.

“Filluam me aq vullnet e dashuri para 10 vjetësh. Ishim aq entuziast edhe pse kishim emocione të përziera duke qenë se ishim në fillim të rrugëtimit tonë. Kishim një lloj frike se mos na dalin gjëra që mund të dorëzohemi, mirëpo dëshira e madhe që kishim dhe përgjegjësia që filluam të udhëhiqnim një institucion kaq të rëndësishëm në të mirën e vendit tonë, nuk na ndaloj asnjëherë së punuari edhe më shumë”, është mesazhi i “Hello Kids Academy” për 10-vjetorin e themelimit.

“Faleminderit gjithë stafit të ‘Hello Kids Academy’ që ishin dhe vazhdojnë të jenë pjesë e jona gjatë këtyre viteve, që vazhdoni të punoni pa lodhje, dhe me shumë dashuri kontribuoni që ne të rritemi dhe të përjetojmë gjëra shumë të bukura së bashku, gjithashtu faleminderit të gjithë prindërve të cilët ishin dhe vazhdojnë të jenë pjese ‘Hello Kids Academy’. Faleminderit që na e besoni fëmijët tuaj duke bashkëpunuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju premtojmë që do vazhdojmë të edukojmë fëmijët tuaj me shumë dashuri dhe do të bëjmë gjëra edhe më të bukura për ta!”, thuhet tutje në mesazhin e urimit të “Hello Kids Academy”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi…