Hello Kitty nuk është mace, thonë krijuesit e simbolit ikonik
Karakteri i famshëm ka shënuar 50 vjetorin e themelimit, pasi për herë të parë, u pa në rroba e lojëra fëmijësh në Japoni, pas krijimit të parë më 1974. Por tani, kreatorët e Hello Kitty, kanë dhënë një detaj shokues: Hello Kitty nuk është mace.
Kjo u mësua nga një deklaratë e themeluesve të kompanisë ‘Sanrio’, e cila ka “hedhur bombën” në 50 vjetorin e themelimit të ikonikes ‘Hello Kitty’.
Në shenjë nderimi të 50 vjetorit të Hello Kitty-t, krijuar nga Yuko Shimizu, u tha se “Hello Kitty nuk është macë, mbi të gjitha”.
“Hello Kitty nuk është një mace”, tha Jill Koch, zëvendëspresident i marketingut në Sanrio, shkruan NBC.
Por, prisni një moment. Nëse nuk është mace, atëherë çka është?
“Ajo është në fakt një vajzë e vogël e rritur dhe lindur në Londër”, tha Koch.
“Ajo ka një babi dhe një mami si dhe një motër binjake të quajtur Mimmy – që gjithashtu është shoqja e saj më e mirë”.
“Ka një zë, një pëshpërimë si të maces edhe veshtë i ka si të një maceje, por nuk është macë” – thanë nga kompania.
Christine R. Yano, një antropologjiste e njohur në Universitetin e Havait, ka kaluar vite të tëra për ta studiuar Hello Kittyn dhe ka shkruar një libër për këtë.
Për “identitin kontravers” të simbolit të njohur, vazhdojnë edhe sot kërkimet.