“Helmetat e Bardha” evakuohen nga zona e luftës
22 korrik 2018
| 14:42
Ushtria izraelite ka thënë se ka shpëtuar organizatën civile siriane, të njohur për medie si “Helmetat e Bardha” dhe familjet e tyre nga eskalimi i situatës në zonën pranë kufirit.
Ky është intervenimi i parë i Izraelit në luftën civile të Sirisë.
“Civilët janë evakuuar nga zona e luftës në Sirinë veriore për shkak të kërcënimit të jetës së tyre”.
Evakuimi ishte kërkesë e Shteteve të Bashkuara dhe disa shteteve evropiane, deklaruan ata. Mediet në Izrael kanë raportuar evakuimin e 800 personave në Jordan të cilët pastaj do të udhëtojnë për në Britani, Gjermani dhe Kanada.
“Helmetat e Bardha” kanë punuar në shpëtimin e civilëve në zonat e pushtuara nga rebelët që nga viti 2013.