Helmimi i qytetarëve në Deçan: A ka kryeministër dhe ministër të Shëndetësisë ky vend?

13 korrik 2021 | 11:04

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Safete Hadergjonaj, ka reaguar pas helmimit të më shumë se 900 qytetarëve në ketë komunë, ku dyshimet e para vijnë nga uji i pijshëm.

Hadergjonaj përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka parashtruar disa pyetje në lidhje me ketë situatë për qeverinë.

“A ka ore shtet në këtë vend në këtë gjendje alarmuese!!!???…A ka Kryeminister, Minister të Shëndetësisë, Institucione me konstatu gjendjen se çka po ndodhë e me ndalë fluksin e helmimit???!!!”, ka shkruar ish deputetja Hadergjonaj.

Postimi i plotë i saj:

Të sëmurë, frikë, panik, mijëra të helmuar, thuhet se është edhe një i vdekur…A ka ore shtet në këtë vend në këtë gjendje alarmuese!!!???…A ka Kryeminister, Minister të Shëndetësisë, Institucione me konstatu gjendjen se çka po ndodhë e me ndale fluksin e helmimit???!!! A duhet dikush me ju dalë në ndihmë qytetarëve të helmuar me medikamente e me gjëra tjera të nevojshme për jetë!!!???

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjykatësi i EULEX-it, Malcolm Simmons, i është kundërpërgjigjur ambasadorit gjerman…