Helmimi i qytetarëve në Deçan, KRU “Hidrodrini”: Jemi në pritje të rezultateve, të mos përdoret uji për pije

12 korrik 2021 | 09:17

Shumë qytetar të fshatrave të Deçanit që nga mbrëmja e së shtunës por edhe gjatë ditës së djeshme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF, mbi dyshimet se janë helmuar nga uji i pijes.

KRU “Hidrodrini” njësia operative në Deçan ka dalur sot me një njoftim shtesë, ku kanë bërë të ditur se janë marrë mostrat e ujit dhe të njëjtat i janë nënshtruar analizës laboratorike.

“Pas shqetësimeve të shfaqura nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësorë Ekipet e përbashkëta të KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Deçan së bashku me staf të specializuar nga IKSHPK, respektivisht IRSHP-Pejë, gjatë tërë ditës së djeshme e deri mbrëmë vonë kanë marrë mostrat e ujit në fshatrat e sipërshënuar dhe të njëjtat i janë nënshtruar analizës laboratorike.

Rezultatet janë në pritje dhe përpunim dhe të njëjtat do të barten zyrtarisht tek KRU ‘Hidrodrini’ për tu publikuar për opinion”, thuhet në njoftim.

KRU “Hidrodrini” ka theksuar se deri në arritjen e rezultateve konsumatorët e fshatrave në fjalë janë të lutur që ujin mos ta përdorin për pije.

“Poashtu deri në arritjen e rezultateve, nuk mund të konstatohet asgjë në zbardhjen e dyshimeve për ujë të helmuar ose jo!

Për të gjithë personat që kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe simptoma, KRU ‘Hidrodrini’ uron ti tejkalojnë sa më shpejt duke ju kthyer shëndetit të plotë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se…