Helmimi i qytetarëve në Deçan, Prokuroria nis hetimet
14 korrik 2021
| 16:39
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet pas helmimit të mbi 1 000 qytetarëve në Deçan.
Sveçla në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila u mbajt sot, ka thënë se gjendja e sigurisë në Deçan është e qetë.
“Policia e Kosovës ka qenë në dispozicion të menaxhimit të situatës. Prokuroria ka iniciuar raste të dyshimtë të veprës penale ‘shkaktim i përgjithshëm rrezikut’, po ashtu kanë nisur hetimet për dy vdekjet”, ka thënë Sveçla .