Helmimi në Deçan, Bajqinovci: Çfarë do të mund të bënte kryeministri po të ishte në Kosovë?

15 korrik 2021 | 20:12

Përfaqësues të partive opozitare në Kosovë e kanë kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti për mos menaxhim të mirë të situatës me rastin e dyshimeve për helmime nga uji të qytetarëve të komunës së Deçanit.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ftuar në emisionin ‘DIREKT’ të ATV-së, konsideron që veprimi i Qeverisë ka qenë mjaftë i shpejtë.

“Ditën e dytë menjëherë është ndërhyrë, opozita po kërkon të bëjë kauzë, nuk bëhen kauza me problem të tilla shëndetësore, është një problem jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe shumë shqetësues për shtetin. Ka ndërhyrë FSK-ja, ka ndërhyrë Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet, si dhe ministri i Shëndetësisë drejtpërdrejtë ka shkuar në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe presidentja e vendit, ndërsa ata po kërkojnë që edhe kryeministri, e ai dihet që është në Greqi në vizitë,” – tha Bajqinovci.

Sipas tij, ardhja e kryeministrit Kurti nga vizita në Greqi, nuk ka qenë e nevojshme.

“Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë vdekje që lidhen me këtë helmim, dhe sot gjendja është shumë stabile. (…) Çka kish mundur me bo më tregoni nëse kish me qenë kryeministri?,” – shtoi ai.

Ndërkaq, deri më tani është raportuar se mbi 1500 banorë të Deçanit dhe mbi 80 të Pejës kanë rezultuar të helmuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Agon Sinanaj i ka reaguar zv.ministrit Durmishi, lidhur me…