Helmohen disa qytetarë në Prishtinë, shkak dyshohet ushqimi në një të pame

05 shtator 2021 | 18:30

Një helmim në masë, dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës.

Rreth 20 banorët të këtij fshati kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit Besi.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, nga QKMF e fshatit Besi, duke thënë se disa persona që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi kanë kërkuar ndihmën e parë mjekësore.

Nga QKMF e Besisë më tej kanë thënë se disa pacientë që kanë qenë më rëndë janë referuar në klinikat e tjera dhe në Klinikën Infektive.

Në vend të ngjarjes ka qenë edhe një ekip i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në krye me drejtorin Naser Ramadani, që i kanë vizituar pacientët në Qendren e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi, duke iu bërë edhe kontrolla anti-COVID.

Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga IKSHPK-ja, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa persona janë helmuar nga ushqimi në fshatin Trudë të…