Helmohen me ushqim 28 qytetarë në Gjilan
Njëzetetetë qytetarë të rajonit të Gjilanit janë hospitalizuar pasi të njëjtit dyshohet se janë helmuar me ushqim.
Lajmin e e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu.
‘’Dyshohet për helmim në ushqim. Janë marrë mostrat për analiza. Pacientët janë në gjendje stabile shëndetësore”, ka thënë Hajrullahu.
Ndërsa, kryeshefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion, Ukshin Ismajli, ka thënë se këta pacientë kanë pasur vjellje, jashtëqitje dhe temperaturë.
“Të gjithë pacientët kanë thënë se ishin në një restorant para se t’i kishin këto simptome, pra të gjithë po e thonë këtë gjë, por nuk mund të themi asgjë të saktë”, ka thënë Ismajli për “Radion Evropa e Lirë”.
Ai ka theksuar se të gjithë pacientët i kanë bërë edhe sot analizat dhe se priten rezultatet për të dalë me përfundime.