Helmohet çifti i sapomartuar në Librazhd, vdes 19-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit.
Mësohet se Olsian Hajdari 27 vjec, dhe Rezarta Hajdari 19 vjeçe kanë helmuar veten, ndërkohë që e reja ka ndërruar jetë.
Burime bëjnë me dije se 27 vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit, po ashtu në gjendje të rëndë për jetën.
Çifti është gjetur në mëngjes nga e ëma e djalit.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se të rinjtë ishin martuar të dielën.
Nuk dihen ende arsyet e helmimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Librazhd: Në shtëpinë e çiftit të helmuar janë ende zbukurimet e dasmës
Në shtëpinë e vogël në fshatin Xhyrë të Librazhdit janë ende të varura zbukurimet e dasmës.
Rezarta Hajdari, vetëm 19 vjeçe dhe Olsiani 27 vjeç u martuan të dielën e 8 dhjetorit. Zakoni e do që zbukurimet të qëndrojnë edhe për disa ditë në shenjë mbarësie por dhe për të treguar se në atë shtëpi ka festë dhe gëzim.
Por sot në mëngjes familja është tronditur në momentin kur ka gjetur çiftin të helmuar. Rezarta është gjetur e pajetë ndërsa Olsiani ndodhet në spital dhe mjekët thonë se paraqitet me parametra jetësorë normale.
Mjekët kanë regjistruar diagnozën “suspekt intosikacioni nga???”
Në banesën e vogël njëkatëshe jetonte cifti i ri me prindërit e Olsianit
Familjarët janë të tronditur dhe nuk dinë të gjejnë arsyen e këtij veprimi ndërkohë policia dyshon per vetehelmim por nuk perjashtohen pistat e tjera. Po punon për të zbardhur ngjarjen.
“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” informoi policia e qytetit./oranews