Hemodializat e spitaleve të përgjithshme po kryejnë qindra dializa brenda dite
Puna në Qendrat e Hemodializës në spitalet e përgjithshme po kryhet me kapacitete të plota, me staf profesional dhe furnizim të kënaqshëm.
Për t’u informuar nga afër me punën e stafit të qendrave të dializës, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, së bashku me koordinatoren për hemodializë, dr. Hajrije Korça dhe drejtoreshën e Klinikës së Nefrologjisë, dr. Venera Gjuka-Hasanxhekaj, kanë vizituar qendrat e dializës në Gjilan, Ferizaj dhe Pejë, për t’u siguruar për mbarëvajtjen e punës, furnizimin dhe problemet eventuale.
Në bisedë me mjekë dhe teknikët përgjegjës për hemodializë dhe me pacientë, drejtori SHSKUK-së, Basri Sejdiu, është informuar për trajtim profesional dhe furnizm adekuat poashtu, kishte kënaqshmëri të lartë të pacientëve me trajtimin.
/Epoka e re/