‘Hëna e Përgjakur’ spektakolare mbi qiellin e Tiranës (Foto)

27 korrik 2018 | 22:25

Fenomeni “Hëna e Përgjakur” mund të shihet me sy të lirë edhe në Shqipëri.

Në qiellin e Tiranës, hëna ka marrë ngjyrë të kuqe, si pasojë e një eklipsi të rrallë natyror, i cili është më i gjati i këtij shekulli, pasi do të zgjasë rreth katër orë.

Eklipsi ka nisur mbi Shqipëri në orën 20:00 dhe padyshim që ka dhuruar spektakël në qiell.

Ky eklips formohet pasi Toka vendoset në vijë të drejtë me diellin dhe hënën, duke prodhuar një nga fenomenet më spektakolare në hapësirë.

Dukuria është e dukshme në Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Australi dhe në pjesën më të madhe të Azisë dhe Amerikës Jugore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për 100 ditë punë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi…