Hendbolli rikthehet me derbi
Të shtunën janë ndeshjet e para në edicionin 2024/2025 në Superligën e Kosovës në hendboll. Gara që pritet të jetë shumë interesante, hapet me superderbi. Kampionati fillon në Superligën e hendbollistëve dhe në atë të hendbollisteve, ndërsa në të dy konkurrencat është nga një derbi i madh në xhiron e parë.
Te hendbollistet të dielën nga ora 18:00 është takimi Ferizaj-Istogu. Këto dy skuadra u takuan para një jave në ndeshjen për Superkupë. Fitore me penallti shënoi Ferizaj. Istogu është kampion i Kosovës, derisa Ferizaj ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin e kaluar. Te hendbollistët, të hënën nga ora 20:00 është derbi i madh mes Besa Famgasit dhe Rahovecit.
Rahoveci është kampion, kurse e fitoi Superkupën para një jave. Besa në edicionin e kaluar ishte nënkampione, por ka pretendime që ta kthejë titullin e kampionit.