Hendbollistet grumbullohen në Istog

12 mars 2021 | 23:01

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave është mbledhur sot për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të javës së ardhshme. Grumbullimi është bërë në Istog ku vajzat do të përgatiten deri të mërkurën, kur Kombëtarja niset për në Austri. Në Austri luajmë me Austrinë dhe Italinë në kualifikimet për Botërorin 2021.

Stërvitjen e së premtes mbrëma e ka udhëhequr selektori Agron Shabani, i ndihmuar nga Faruk Shala e Valbona Rudaku.

Grupi i lojtareve nuk ishte i kompletuar pasi shumë prej tyre  kanë ndeshje në fundjavë. Për ndeshjet në Austri kemi mungesa të rëndësishme, por mbesim të përkushtuar për angazhim maksimal për të arritur më të mirën.

Për herë të parë me Kombëtare janë grumbulluar Kristina Ukaj e Yllka Shatri. Atyre u dëshirojmë mirëseardhje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atalanta mposht 3-1 Spezian dhe futet në zonën Champions League…