Hendbollistët shqiptarë aktivë në skuadrat evropiane
Garat e hendbollit në vendet evropiane janë në vlugun e tyre. Hendbollistët shqiptarë që bëjnë karrierë në nivele të ndryshme në vende evropiane po vazhdojnë të jenë aktiv.
Të mërkurën Albin Xhafolli pati paraqitje (pa gola të shënuar) në Bundesligën e parë gjermane në humbjen e ekipit të tij VfL Gummerbach kundër Füchse Berlin me 20:29. Tri ditë më vonë aloja e djathtë u paraqit në Bundesligën e tretë me VfL Gummersbach II dhe shënoi dy gola në humbjen 25:28 kundër HSG Krefeld.
Bundesliga 3 është e ndarë në katër grupe, ndërsa në këtë nivel aktiv ishte edhe Adrian Halili. Ai luajti për HSG Ostsee që pësoi 32:28 nga Burgdorf II. Halili nuk ia doli të shënoi gol në këtë sfidë.
Në grupin e lindjes të Bundesliga 3, Armend Alaj u paraqit për ekipin lider Eisenach, që fitoi ndaj Leutershausen me 25:20. Alaj nuk u shënua në listën e realizatorëve në këtë ndeshje.
Ka mbi një muaj që në këtë ligë paraqitet edhe Dymal Kernaja, që prej kategorisë së katërt gjermane u transferua te Germania Groessachsen. Kernaja është ambientuar mirë, nërsa në fitoren 34:29 ndaj Erlangen Bruck shënoi pesë gola dhe ishte prej më të mirëvë.
Në Gjermani por në një rang më të ulët paraqitet Qendrim Ala te Eisenach II. Është lojtari kyq i këtij ekipi. Alaj këtë edicion është paraqitur edhe në Bundesliga 3, me ekipin e parë të këtij klubi. Ai shënoi plot 11 gola por skuadra e tij pësoi 30:28 nga Ronneburgu.
Ndërkohë TG Landshut është kthyer te fitoret me kthimin e Enis Kabashit nga lëndimi. Kabashi shënoi katër gola në fitoren 30:23. Florim Hoxha me Anzingun në kategorinë e pestë është në rrugë të mirë për kthim në një nivel më të lartë. Hoxha në ndeshjen e fundit shënoi 11 gola, ndërsa Anzingu realizoi fitoren e 12-të rresht.
Në Zvicër, Luigj Quni shënoi një gol në fitoren bindëse të Pfadi Winterthur ndaj Baselit (41:21). Valon Dedaj po luan në ekipin lider të kategorisë së dytë zvicerane, ndërsa realizoi tri gola në fitoren 32:28 të Kreuzlingenit ndaj Frauenfeldit.
Në elitën suedeze, Gzim Salihi kontriboi me tri gola në fitoren 24:23 të IK Saevehof kundër IFK Ystad.
Një kategori më poshtë Endrit Avdullahi me ekipin Rimbo shënoi gjashtë gola por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e thellë 44:35 nga Halby.
Fatlum Ahmeti me 6 gola dhe Bashkim Gashi me 7 ishin vendimtar në fitoren 33:30 të Lindbergut ndaj VasterasIrsta. Ndërsa portieri Flamur Gërbeshi pësoi thellë me ekpin e tij.