Hendersoni, kapiteni i parë i Liverpoolit që fiton Premier Ligën

26 qershor 2020 | 14:07

Jordan Henderson është kapiten i Liverpoolit dhe lojtari i pari i këtij klubi që do ta ngre lartë trofeun e Ligës Premier. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm për Henderson në ‘Anfield Road’, ndër vite duke u rritur si lojtar.

Henderson tani me krenari mund të thotë se është kampion evropian, botëror dhe fitues i Ligës Premier, si dhe potencialisht mund ta fitojë çmimin “Player of the Year”.

Natyrisht, pas një lajmi kaq të madh, ku Liverpooli u shpall kampion për herë të parë në histori të këtij formati të Ligës Premier, “Sky Sports” dëshironte të kapte Henderson në emocionet e tij të madh pas shpalljes kampion.

“Unë nuk kam dashur të flas për këtë deri në këtë moment, është e mahnitshme që më në fund të arrij këtë linjë. Unë jam aq i lumtur për të gjithë djemtë, tifozët, tërë klubin dhe qytetin. Unë jam pak i tronditur tani. Është një ndjenjë e mahnitshme dhe them se jam shumë krenar për atë që kemi arritur”.

“Natyrisht, kur ne fituam Ligën e Kampionëve ishim në fushë dhe kishte shumë emocion, por kjo ishte një ndjenjë ndryshe. Është një moment tjetër i paharruar në jetën tonë që nuk do ta harrojmë kurrë”, ka thënë kapiteni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minjtë janë alergjikë ndaj mentës. Prandaj menta është mjet natyral,…