Henry, afër marrëveshjes me Monacon
12 tetor 2018
| 18:01
Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Kombëtares së Francës, Thierry Henry, shumë shpejt mund të emërohet trajner i skuadrës së madhe franceze Monaco.
Mediet e huaja raportojnë se Henry të shtunën do të nënshkruajë me Monacon, për t’u bërë trajner i kësaj skuadre. Henry te Monaco do të zëvendësojë të shkarkuarin Leonardo Jardim. Bisedimet mes Monacos dhe Henrys janë në një fazë të avancuar dhe të shtunën pritet të finalizohet gjithçka, me legjendën franceze që do të largohet nga pozita e zëvendëstrajnerit te Belgjika, për ta marrë drejtimin e tetë herë kampionëve të Francës.