![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/henry-1.jpg)
Henry e kritikon VAR-in: Nuk është mjaftueshëm i shpejtë
Thierry Henry nuk është adhurues i VAR-it, të paktën jo në gjendjen e tij aktuale dhe me shpejtësinë aktuale.
Sulmuesi i pensionuar beson se duhet shumë kohë për të marrë një vendim, duke prishur festimet e golave.
“Në futboll ne jemi ende prapa, kemi shumë për të mësuar”, ka thënë ai, duke folur në konferencën e Leaders Week Sport Business në Londër.
“Ajo që mund të shoh në futbollin amerikan, në regbi, në kriket apo çfarëdo që të jetë, tenis, është e menjëhershme. Me VAR-in, ajo me të cilën mërzitem është se nuk është mjaftueshëm i shpejtë. Një gjë tjetër që është shumë e vështirë për mua është që unë dikur shënoja gola si lojtar. Ndonjëherë nuk e di tani nëse po feston apo jo. Kjo e vret gëzimin e lojës”, ka deklaruar legjenda e Arsenalit dhe Barcelonës.