
Henry: Enrique mori një vendim të guximshëm dhe u shpërblye
13 mars 2025
| 16:28
PSG-ja siguroi një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Liverpoolin të martën në mbrëmje. Ish-sulmuesi Thierry Henry ka vlerësuar punën e bërë nga trajneri Luis Enrique në drejtim të klubit francez.
“Është trajneri i duhur për PSG-në, veçanërisht në lidhje me lojtarët që janë larguar nga klubi. Flitet për Messi, Neymar dhe Mbappe, por guximi i tij për të larguar Verrattin është për t’u vlerësuar. Ka parë potencial te Vitinha dhe, për ta lejuar këtë të fundit të shprehë talentin e tij, ishte e domosdoshme të largohej Verratti. Vitinha ka treguar se është i një niveli tjetër”, ka thënë Henry për CBS Sports.