Henry fillon bisedimet me një klub francez
21 gusht 2018
| 13:45
Thierry Henry ka filluar bisedimet rreth angazhimit si trajner.
Bordeaux ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Thierry Henry rreth angazhimit të tij në postin e trajnerit, ka njoftuar “Sky Sports News”.
Klubi nga Ligue 1 ka suspenduar menaxherin Gus Poyet pas kritikave të tij ndaj klubit.
Poyet ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë në detyrë, përcjell. Henry thuhet se është i interesuar për detyrën e trajnerit në Bordeaux, pas aventurës si asistent i selektorit të Kombëtares së Belgjikës.