Henry: Griezmann është lojtari më i nënvlerësuar
Legjenda e Francës dhe Arsenalit, Thierry Henry, i ka thurur elozhe yllit të Francës dhe Atletico Madridit, Antoine Griezmann, duke pretenduar se ai nuk lavdërohet shpesh për paraqitjet e tij të shkëlqyera.
“Ne nuk duhet të harrojmë Griezmann, i cili na kujton se puna e vështirë është një talent. Griezmann është, deri tani, lojtari më i nënvlerësuar në ekzistencë. Ne shpesh flasim për Kylian Mbappe, duke lënë në hije të tjerët. Por Griezmann… shikoni pasimet dhe golat e tij. Më tregoni se kush në histori mund të luajë në të katër pozicionet sulmuese si ai? Nuk janë shumë… Grizou është një prej tyre”.
Me 127 ndeshje me Francën, ish-sulmuesi i Barcelonës ka regjistruar 44 gola dhe 38 asiste për ekipin e tij kombëtar deri më tani. Nga ana tjetër, ai ka shënuar 176 gola dhe ka dhënë 83 asiste në 379 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Atletico Madrid në 8 vjet.