Henry largohet befasisht nga drejtimi i Francës
20 gusht 2024
| 11:22
Thierry Henry është larguar nga posti i përzgjedhësit në Kombëtaren U21 të Francës për “arsye private”.
Në gusht 2023, Henry mori postin e trajnerit të kombëtares U-21 të Francës dhe punësoi ish-shokun e tij të skuadrës Gael Clichy si ndihmës të tij.
“Dëshiroj të falënderoj Federatën Franceze të Futbollit dhe presidentin e saj, Philippe Diallo, i cili më ofroi këtë mundësi të jashtëzakonshme. Fitimi i një medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike do të mbetet një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë magjike. përvojë”, ka thënë Henry, i cili ka zhvilluar karrierë të suksesshme si futbollist në klubet: Monaco, Juventus, Arsenal dhe Barcelona.