
Henry: Me Guardiolan, mësova se si të luaj sërish futboll
29 gusht 2018
| 12:38
Thierry Henry në moshën 30-vjeçare u transferua nga Arsenali në Barcelonë. Ai ka thënë se edhe në atë moshë ka mësuar nga trajneri i atëhershëm i Barçës, Pep Guardiola.
“Unë mësova si të luaj futboll sërish në moshën 30-vjeçare. Ai kujdeset për gjithçka, për çdo detaji, se çfarë duhet të bëjë lojtari kur kundërshtari ka topin, kur shoku juaj i skuadrës ka topin, gjithçka, gjithçka, thjesht i jashtëzakonshëm”, ka thënë Henry për “Sky Sports”.