Henry shihet si pasardhës i Bruces te Aston Villa
05 tetor 2018
| 14:23
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, përmendet si një nga kandidatët potencialë për t’u ulur në stolin e Aston Villas, e cila sapo ka shkarkuar trajnerin Steve Bruce për shkak të rezultateve të dobëta që ka regjistruar në Championship.
Interesant është fakti se edhe gjatë verës Henry u përmend shpesh si një nga kandidatët për ta drejtuar skuadrën nga Birminghami, por drejtuesit vendosën t’i besonin sërish Steve Bruce.
Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze ishte pranë stolit të Bordeauxit pak javë më parë, por mes palëve nuk u arrit një marrëveshje.