Henry: Të gjitha klubet kanë frikë nga Reali dhe Reali ka frikë nga Barça

10 maj 2022 | 14:45

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, i dërgoi një mesazh Realit. Ish-golashënuesi francez shpjegoi se Los Blancos i frikësohen Barçës.

“Të gjitha klubet evropiane kanë frikë nga Real Madridi dhe Reali ka frikë nga Barcelona”, ka thënë Henry.

Ish-lojtari francez, tashmë konsulent, shpjegoi gjithashtu se për të ishte Liverpooli që do të fitonte finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj kundër Realit.

“Personalisht, besoj se Liverpooli do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Ata janë më të fortë se Madridi”, tha ish-lojtari i Arsenalit”, ka deklaruar Henry për CBS Sport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalë para…