
Henry, trajner i Bordeauxit
22 gusht 2018
| 17:15
Ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry pritet të jetë trajner i skuadrës së Bordeauxit.
Mediet në Francë raportojnë se Henry është pajtuar për të marr drejtimin e klubit francez, i cili e ka pezulluar trajnerin Gus Poyet. Henry ka një karrierë fantastike si futbollist, kurse aktualisht është ndihmës trajner në Kombëtaren e Belgjikës, derisa shumë shpejt pritet të zyrtarizohet në postin e ri.
/Epoka e re/