Henry zbulon arsyen se përse City po vuan në këtë periudhë me Guardiolën

06 shkurt 2025 | 12:11

Manchester City mund të shpëtojë sezonin vetëm nëse triumfon në Champions League.

Skuadra e Guardiolës pësoi një humbje të rëndë 5-1 në Emirates ndaj Arsenalit.

Një goditje që ka nxjerrë në pah edhe një herë të gjitha të metat e skuadrës së drejtuar nga spanjolli, i cili po kalon një kohë të vështirë edhe në planin personal.

“Më vjen keq për atë që po ndodh me Manchester Cityn dhe Pep. Nuk është e lehtë të përballesh me atë që duhet të merret jashtë futbollit”, tha Thierry Henry, duke iu referuar ndarjes mes Guardiolës dhe gruas së tij, Cristina Serra. Një divorc i bërë publik nga shtypi spanjoll.

“E kalova një situatë të ngjashme kur isha në Barcelonë. Mund të them se nuk është aspak e lehtë, kur nuk je mirë mendërisht. Askush nuk dëshiron të përballet me një situatë të tillë kur duhet të jesh në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës. Duhet ta kuptojmë këtë”, tha ish-sulmuesi.

Sipas gazetave spanjolle, Guardiola dhe Cristina Serra kanë më shumë se pesë vjet që jetojnë të ndarë. Gruaja ishte kthyer të jetonte në Barcelonë me një nga tre vajzat e tyre, Valentina, 17 vjeçe, ndërsa Guardiola mbeti në Manchester.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Çfarë poshtërsie: KQZ-ja, ndonëse u kundërshtua vendosi që…