Heqja e karikuesve nga kutia e iPhone ka kursyer 861 mijë tonë mbetje
Gjiganti teknologjik, Apple, ka thënë se vendimi për të hequr karikuesit nga produktet si iPhone 12 do të kursejnë 861 mijë ton bakër, zink e kallaj.
Si rezultat linja iPhone 12 kishte një paketim më vogël. Pretendimet Apple i bëri në një progres raport mjedisor për vitin fiskal 2020.
Vetëm nga heqja e karikuesit, Apple ka thënë se ka reduktuar emetimet nga 25.1 milionë CO2 në 22.6 milionë tonë. Gjithashtu është ulur konsumi i energjisë me 13.9 milionë kWh.
Kompania kujtoi se linja MacBook ka 40% materiale të riciklueshme ndërsa 99% e tungstenit të përdorur në iPhone 12 dhe Apple Watch Series 6 është po ashtu i riciklueshëm.
Apple zgjeroi përpjekjet për të reduktuar emetimet edhe në zinxhirin furnizues ku 110 kompani partnere kanë vendosur të përdorin energji të pastër.
Që prej dhjetorit 90% e tyre kishin reduktuar emetimet me panelet e ekraneve falë implementimit të teknologjisë kundër F-GHG.