Heqja e masave të BE-së, Lajçaku: Kosova duhet t’i bindë shtetet anëtare së është serioze për de-përshkallëzimin
Emisari në detyrë i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për moslargimin e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka bërë me dje se Qeveria e Kosovës nuk ka arritur t`i bind të gjithë anëtarët e BE-së për heqjen e masave të tilla.
Ai ka treguar se shefi i tij kishte rekomanduar heqjen e masave pas sulmit në Banjska, por të këtij mendimi nuk ishin të gjithë vendet anëtare të BE-së.
“Nuk dua të spekuloj për masa apo pasoja. Mendoj se Kosova humbi disa mundësi të rëndësishme që nga vera e vitit 2023 dhe kjo është vërtet për të ardhur keq. Teksa konsideroj se ka pasur arsye pse janë vendosur masat ndaj Kosovës, jam i mendimit se ato ishin dashur të hiqen pas Banjskës në solidaritet me Kosovën. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi. Ish PL/ZP rekomandoi heqjen e masave, por kjo kërkon konsensusin e të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Për t’i bindur ata që mund të jenë pak më skeptikë, qeveria e Kosovës do të duhet të bindë shtetet anëtare se është serioze për de-përshkallëzimin”, ka thënë Lajçaku.