Heqja e ndalesës së mallrave serbe, Vuçiq: Gjermanët dhe amerikanët e detyruan Kurtin, ai e pranoi ‘pro forma’

22 tetor 2024 | 11:43

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se “është lajm i mirë” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “u detyra” nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka theksuar se e ka pranuar “pro forma”.

“Gjermanët dhe amerikanët e detyruan Kurtin të pranojë diçka dhe ai, natyrisht, e ka pranuar ‘pro forma’ dhe kamionët presin me ditë të hyjnë dhe janë kryesisht prodhimet tona”.

“Produktet e fabrikave tona që janë të huaja, nga Henkel e deri tek të gjitha të tjerat. Ato më së shumti tregtojnë (në Kosovë). Por sigurisht, ky është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit tanë të tjerë”, ka thënë Vuçiqi për “Radio Televizionin e Serbisë”, raporton “KoSSeV”.

*Pro-forma e ka kuptimin “e një liste të gjërave që janë porositur, dërguar me çmimet e tyre te një klient në mënyrë që gjërat të mund të paguhen përpara se të dorëzohen” (fjalori i Kembrixhit)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton…