Heqja e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit, Isufaj: Unë e kam dhënë pëlqimin, arsyet s’mund t’i bëj publike
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, e ka pranuar se ai ka dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqi.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se nuk mund t’i bëjë publike arsyet e këtij vendit.
“Unë e kam dhënë pëlqimin. Arsyet nuk mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, janë çështje të hetimit”, ka thënë Isufaj.
Ai ka thënë se kjo është çështje e brendshme e prokurorisë, duke shtuar se nuk mund të jap detaje për çështje që është duke i trajtuar prokuroria.
“Sa i përket udhërarrestit ndaj Radoiçiçit, ai është komplet çështje e brendshme e Prokurorisë, të jeni të sigurt se ne nuk mund të ndajmë shumë detaje për rastet që ne i trajtojmë. Ai s’ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërhequr për një kohë urdhërarresti, i cili në ndërkohë iu ka rikthyer”, është shprehur Isufaj, raporton “EO”.