Heqja e vizave, Hoxhaj: Emiratet e Bashkuara Arabe, aleatja më e vjetër e Kosovës në Lindjen e Mesme
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur pajtimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për heqjen e vizave për Republikën e Kosovës.
Ai ka theksuar se kjo lëvizje pasqyron miqësinë e rrënjosur thellë në mes të dy vendeve.
Hoxhaj ka shkruar në platformën “X”, ai ka shkruar se Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme.
“Lajme emocionuese pasi Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bien dakord të heqin kërkesat për viza, duke nxitur lidhje më të forta dhe duke hapur dyer të reja për njerëzit dhe bizneset. Kjo lëvizje historike pasqyron miqësinë e rrënjosur thellë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme për dekada.”, ka shkruar Hoxhaj.