Heqja e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Aliu ia jep meritat presidentes Osmani

11 janar 2024 | 12:02

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani në lidhje me heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Kosovën.

“Shprehim falënderimin tonë ndaj presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, e cila, gjatë takimit me lartmadhërinë e tij, presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka paraqitur propozimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe ky propozim tashmë është jetësuar”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Aliu ka shprehur mirënjohje edhe për Emiratet për mbështetjen e ofruar.

“Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar, për bashkëpunimin e tyre në kuadër të COP28 dhe për identifikimin e projekteve të mëdha të përbashkëta, duke synuar thellimin e bashkëpunimit tonë edhe më tej”, ka shkruar Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Natën e mbrëmshme banorët kanë festuar në oborrin e shtëpisë.…