Heqja e vizave për Kosovën, Meta: Më në fund nuk do të ketë qytetarë të diskriminuar në Ballkan

18 prill 2023 | 15:06

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një komunikimi për mediet ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Meta ka thënë se ky është një vendim i merituar duke shtuar se tashmë qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirisht.

“Përshëndes vendimin unanim të PE për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Shteti i Kosovës ka demonstruar zhvillimin e qëndrueshëm të tij. Më në fund nuk do të ketë qytetarë të diskriminuar të Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e Kosovës me në fund do të lëvizin lirisht, me të gjitha të drejta e barabarta në çdo fushë. Ky vendim sot dëshmon për themelet e fuqishme të shtetit që ata kanë ndërtuar. Pas kësaj përshëndetje, të kësaj arritje të re të Kosovës, arritje në të gjitha drejtimet sidomos në luftën kundër korrupsionit, por edhe ekonomik apo social”, ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Kosovës përmes zbatimit të “Strategjisë së integruar të policimit…