HERE punon hartën për Kosovën në 3D

03 gusht 2021 | 13:31

HERE Technologies është duke punuar në mbledhjen e saktë të të dhënave në autostrada dhe imazhe panoramike të nivelit të rrugës në shumë vende të botës me qëllim që të krijojë hartat dixhitale më të avancuara me informacionet e fundit

HERE përdor teknologjinë më të përparuar për marrjen dhe përpunimin e informacioneve, përderisa është e përkushtuar të respektojë sigurinë dhe mbrojtjen e privatësisë.

Prishtinë – HERE Technologies është një udhëheqës global për hartat dixhitale dhe shërbimet e vendndodhjes. Kjo kompani do të hartojë pjesë të hartës së Kosovës në forma jashtëzakonisht të sakta dhe precize tre-dimensionale (3D) si pjesë e përpjekjeve të veta për të paraqitur, në të ardhmen sa me të afërt, hartat më të avancuara në botë.

HERE, do të përdor një automjet të pajisur me teknologjinë më të fundit i cili do të udhëtojë nëpër rrugët e Kosovës në një periudhë të caktuar kohore për të incizuar të dhëna shumë të sakta rrugore, duke përfshirë rrugët, shiritat dhe shenjat rrugore. Automjeti i brenduar me shenjën HERE, do të regjistrojë imazhe 3D dhe të nivelit të rrugës, si dhe pika interesi siç janë dyqanet, stacionet e karburantit dhe restorantet.

Këto informacione do të përdoren për të krijuar harta të pasura me informacion dhe të detajuara të Kosovës të punuara për të përkrahur në rrugë automjetet e pavarura si dhe për të ofruar shërbime të tjera të avancuara që rrisin dhe përmirësojnë  sigurinë rrugore, zvogëlojnë bllokimet e trafikut dhe mundësojnë që njerëzit të lëvizin më lehtë në zonat urbane.

HERE Technologies, per te aktivizuar dhe për të mundësuar mjete të automatizuara dhe shërbime të tjera të përparuara me precize kryen saktësisht dhe në menyre precize hartografinë e botës.

Në javët e ardhshme, automjeti do të udhëtojë në të gjitha rrugët kryesore nëpër të gjithë vendin dhe në rrugët e disa qyteteve. I gjithë procesi do të zhvillohet pa shkaktuar probleme dhe nuk do të ndërpres qarkullimin e rregullt të trafikut.

HERE, është e përkushtuar dhe angazhohet  të respektojë dhe mbrojë privatësinë e njerëzve. Imazhet e kapura ruhen në automjet dhe më pas transferohen në formë të koduar dhe ruhen në një strukturë të sigurt. Ato përpunohen me programe kryesore të industrisë dhe algoritme të përparuara për të zbuluar dhe turbulluar imazhet e fytyrës dhe të targave të automjeteve pasi ato transferohen. Imazhet publikohen vetëm pasi të kenë mjegulluar numrat e targave dhe fytyrat e personave.

Në raste të rralla, të tilla si kur një imazh nuk është mjegulluar në mënyrë të saktë, HERE mundëson raportimin e imazhit. Vizitoni imazhin online dhe klikoni në lidhjen “Raporto Imazhin” në këndin e poshtëm të majtë të hartës.

Ju lutemi vizitoni http://www.here.com/en/drive-schedule për të mësuar më shumë rreth projektit, mësoni se si HERE mbron privatësinë tuaj dhe shijoni përvojën e pasur të hartave.

https://www.here.com/en/company/newsroom/media-and-industry-analyst-contacts.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Elton Tota Pse Open Balkan mund të dështojë? E…