Hernandesi rezulton pozitiv me Covid-19
13 tetor 2021
| 14:30
Një shuplakë e madhe për Milanin vjen nga Covid-19. Lojtari kryesor i tyre ka rezultuar pozitiv. Bëhet fjalë për Teo Hernandes, i cili menjëherë pasi është rikthyer nga ndeshjet e kombëtares ka rezultuar pozitiv.
Menjëherë ka bërë dhe testin për të mësuar nëse është i prekur apo jo dhe ndodhi ajo që nuk pritej.
Mendohet se francezi, mund ta ketë marrë Covid-19 nga bashkatdhetarët e tij, Giroud, Kante dhe Rabiot të cilët janë konfirmuar të prekur me koronavirusin. Kujtojmë se Milani do luajë ndaj Veronës në kampionat më 16 tetor dhe mungesa e Teo Hernandez do të rëndojë shumë në ekip.