Hernandez: E pamundur që të mbyllet Liga e Kampionëve

12 prill 2020 | 17:24

Teksa UEFA këmbëngul në mbylljen e këtyre aktiviteteve, Lukas Hernandez e sheh gati të pamundur që Champions League të ketë një fitues këtë sezon.

Mbrojtësi i Bayernit deklaron se Champions është një kompeticion ku marrin pjesë shumë vende dhe është e pamundur të udhëtohet e të shmanget rreziku i infektimit edhe në rast se situata do të jetë disi më e mirë.

“Së pari do të jetë e vështirë për të kapërcyer gjithë këtë dhe për të pasur një fund të rregullt të kampionatit. Ndërkohë, Champions League ka të bëjë me vendet më të prekur në kontinent nga koronavirusi. Do të jetë e vështirë që të gjithë të përfundojnë karanantinimin dhe të jenë në të njëjtat kushte. Madje është e vështirë edhe thjesht të udhëtohet në Itali, Francë, Spanjë apo Angli. Le të jemi realistë, unë mendoj se është e pamundur të përfundohet Championsi në këtë kohë”, deklaroi Hernandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ora 17:00 e ditës së sotme ka shënuar zyrtarisht karantinimin…