Hernandezi përforcon Bayernin
22 mars 2019
| 18:46
Mbrojtësi i Atletico Madridit, Lucas Hernandez, ka arritur marrëveshje me Bayern Munchenin për një kontratë pesëvjeçare.
Kështu raporton e përditshmja spanjolle “AS”. Bayerni për kartonin e francezit do t’i paguajë Atletico Madridit 80 milionë euro. 23-vjeçari shihet si përforcim i rëndësishëm dhe gjithçka do të bëhet zyrtare para përfundimit të këtij edicioni.
Hernandezi është pjesë e ekipit të parë të Atleticos prej vitit 2015 dhe deri tani ka mbi 100 paraqitje. Ai këtë edicion ka shënuar një gol në 22 ndeshje, kurse me Atleticon ka kontratë deri në vitin 2024.