Hernandezi, transferimi më i shtrenjtë në histori të Bayernit
27 mars 2019
| 17:50
Tash edhe zyrtarisht Lucas Hernandez është lojtar i ri i Bayern Munchen.
Kontrata pesë vjeçare për lojtarin francez fillon nga 1 korriku, kurse kostoja e transferimit është 80 milionë euro.
Mbrojtësi që është pjesë e Atletico Madridit deri në fund të këtij edicioni është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit gjerman dhe të Bundesligës.
/Epoka e re/