Hero i Kosovës: Osmani e dekoron pas vdekjes ish-luftërarin e UÇK-së Franceso Bideri
13 prill 2024| 12:41
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar pas vdekjes pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me udhrin “Hero i Kosovës”.
Ky dekorim është bërë me motivacionin për trimërinë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.
Dekorata i është dorëzuar vëallit të ish-ushtarit të UÇK-së.
“Në kuadër të aktiviteteve të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes’2024”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar dje me Urdhërin “Hero i Kosovës”, pjesëtarin e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Francesco Guiseppe Bider, me motivacion për trimërinë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.
Presidentja Osmani, Urdhërin ia dorëzoi, vëllait të heroit, z. Alfredo Bider, i shoqëruar nga familjarë dhe ish-udhëheqësit e Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe Betejës së Koshares” – shkruhet në njoftimin e Presidencës.