Heroi Bylbyl Breçani nderohet me medaljen ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’
24 qershor 2019
| 17:37
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se i ka ndarë medaljen ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’ heroit Bylbyl Breçani.
Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë në nderim të sakrificës për liri në 20-vjetorin e rënies së Breçanit.
“Shqiptarët kanë luftuar për të drejtën e tyre si një trup unik në të gjitha etapat e historisë sonë. Në nderim të sakrificës për liri në 20-vjetorin e rënies kam ndarë medaljen ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’, për Heroin e Kosovës, Bylbyl Breçani, nga Tropoja, post mortem. Përjetësisht mirënjohës për kontributin e pashembullt të Malësisë së Gjakovës, në luftën tonë për liri”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/